Pas largimit të Lionel Messit, skuadra e Barcelonës ka gjetur pasuesin që do ta bartë fanellën me numrin dhjetë.
Bëhet e ditur se fanella me numrin dhjetë, i është dhënë 18-vjeçarit Ansu Fati. Këtë e ka konfirmuar edhe Barcelona të enjten në sajtin e saj zyrtar.
“Ansu Fati ka një numër të ri të fanellës. Pasi veshi fanellën me numrin 22 dhe pastaj 17, sulmuesi i ri i Barçës do të veshë me krenari fanellën me numrin 10 - një fanellë e famshme e veshur më parë nga legjendat si Leo Messi, Ronaldinho dhe Rivaldo. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç dhe ende po shërohet nga dëmtimi, Ansu Fati është pjesë e historisë së Barçës”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.