Pas dy humbjeve radhazi në shtëpi në La Liga, Barcelona është kthyer te fitorja, të dielën.
Në kuadër të xhiros së 34-t në kampionatin spanjoll, katalunasit mposhtën Mallorcan me shifrat 2:1.
Në këtë takim nuk u paraqit Vedat Muriqi te Mallorca, shkaku i kartonëve të verdhë.
Në minutën e 25-të, Memphis Depay zhbllokoi rezultatin.
Golin e dytë Barça e realizoi në minutën e 54-t me Sergio Busquets.
Në minutën e 79-të, Antonio Raillo ngushtoi rezultatin në 2:1.
Me këtë fitore Barcelona mbanë pozitën e dytë në elitën e futbollit spanjoll me 64 pikë.
Mallorca mbanë vendin e 16-të me 32 pikë. Mallorca po lufton për të mbetur në elitë.
Artikuj të ngjashëm