Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton me rezultat të thellë ndaj Osasunas

Barcelona ka shënuar fitoren e katërt radhazi në La Liga. Të dielën në “Camp Nou” katalunasit mposhtën Osasunan me rezultatin 4:0.

Tre gola u realizuan në pjesën e parë.

Ferran Torres hapi serinë e golave në minutën e 14-të. Ai realizoi nga pika e bardhë për 1:0.

Torres shënoi edhe në minutën e 21-të për rezultatin 2:0. Asistoi Ousmane Dembele.

Dembele asistoi edhe në minutën e 27-të për Pierre Emerick-Aubameyangun, që shënoi për 3:0.

Golin e katërt dhe e shënoi Riqui Puig në minutën e 75-të.

Edhe Fiton Barça, titullin mund ta festojë nesër Futboll Fiton Barça, titullin mund ta festojë nesër

Me këtë fitore Barcelona renditet në vendin e tretë në La Liga me 51 pikë.

Osasuna renditet në pozitën e 11-të me 35 pikë.