Ferran Torresit të Barcelonës në pjesën e parë iu anulua një gol i bukur i shënuar me kokë në minutën e 23-të ndaj Osasunas.
Dhe deri në minutën e 70-të, kishte raste për shënim por jo edhe gola.
Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq braziliani Raphinha që shënoi dy gola dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij 2:0.
Fillimisht mori top të mirë nga Pedri dhe gjuajti saktë e fuqishëm për 1:0.
Raphinha e shënoi edhe një tjetër gol katër minuta para fundit, dhe ia siguroi Barçës pikët e plota në ndeshjen e xhiros së 16-të të La Ligas, që u zhvillua të shtunën mbrëma në “Camp Nou”.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë me 43 pikë, kurse Osasuna mbetet me 15 pikë.