Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e Real Madridi para javëve vendimtare

Real Madrid dhe Barcelona janë para një serie kritike të ndeshjeve që mund të vendosë fatin e tyre këtë stinor.

Pasi është caktuar që të përballen mes vete në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, fuqitë spanjolle do të përballen tri herë në më pak se një muaj, para dhe pas ndeshjeve tjera kyç në ligën e Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve.

Tridhjetë ditët e ardhshme do të vendosin fatin e stinorit të Realit dhe Barcelonës.

Seria kritike nis të martën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës në "Camp Nou". Real Madridi do të mundohet të mbajë ritmin, pasi ka pesë fitore rresht dhe Barcelona është duke u përballur me dilemën për gjendjen shëndetësore të Lionel Messit, që mori një goditje në fundjavë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm