Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do të jetë shumë gjatë pa Lewandowskin

Barcelona do të duhet t’ia dalë për një kohë të gjatë pa sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se apeli për t’ia hequr dënimin prej tri ndeshjeve, është hedhur poshtë nga gjykata sportive e Spanjës.

Lewandowski kishte marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit të ligës për Barcelonën, para se të niste Kupa e Botës.

Megjithatë, në vend që të mungonte vetëm një ndeshje, polakut iu dha dënim shtesë edhe me dy ndeshje të tjera.

Arsyeja ka qenë se ai vendosi gishtin në hundë dhe më pas iu drejtoi gjyqtarit Gil Manzano, në shenjë pakënaqësie.

Pas ndeshjes, Lewandowski tha se gjesti nuk ishte për gjyqtarin, por polaku theksoi se i ishte drejtuar bankës së rezervistëve të skuadrës së tij.