Barcelona dhe Juvenutsi janë në garë për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Ander Herrera.
Konkurrenca te skuadra nga Parisi pritet ta shtyjë spanjollin të lëvizë gjatë vitit të ardhshëm, ndonëse me PSG-në ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
32-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e PSG-së ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.