Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça zyrtarizon Arthurin

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arthur nga Gremio për 31 milionë euro, plus 9 shtesë përmes bonuseve.

Lojtari do të qëndrojë te Barcelona për gjashtë sezone.

Klubi katalonas po ashtu ka njoftuar se klauzola e lojtarit është 400 milionë euro.

Futbollisti i lindur më 12 gusht 1996 deri tash ishte pjesë e Gremios ku kishte fituar Kupën e Brazilit dhe Kupa Libertadores.