Barcelona ka paralajmëruar Hector Bellerinin se do të shikojë mundësitë tjera nëse brenda 10 ditësh nuk shkojnë përpara bisedat me Arsenalin për transferimin e tij.
Mbrojtësi anësor është lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij dhe Mundo Deportivo raporton se brenda 10 ditësh do të merret vesh nëse ka marrëveshje për transferimin e tij te Barça.
Bellerini raportohet se dëshiron rikthimin në Nou Camp dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Dani Alvesit, i cili u largua gjatë verës së kaluar.
22-vjeçari gjatë muajit nëntor vazhdoi kontratën me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe kjo gjë do të shtyjë londinezët që të mos e shesin mbrojtësin.