Barcelona është duke monitoruar progresin e dy lojtarëve të RB Leipzigut të cilët po cilësohen si pasardhës të Gerard Piques dhe Luis Suarezit.
Drejtori teknik i Barçës, Robert Fernandez ka udhëtuar në Gjermani për të monitoruar sulmuesin Timo Werner dhe mbrojtësin Dayot Upamecano.
Kamerat televizive kanë kapur Fernandezin duke shikuar Leipzigun në humbjen 2 me 0 nga Bayern Munichu të shtunën.
Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se dy lojtarët e Leipzigut janë në listën e transferimeve te Barça.
Mbrojtësi 19-vjeçar Upamecano shihet si zëvendësues afatgjatë i Piques, i cili në shkurt mbush 31 vjet.
Artikuj të ngjashëm