Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Celta Vigos, për të vazhduar tutje në Kupën e Mbretit.
Ishte Leo Messi ai që pati fjalën kryesore në këtë takim, duke shënuar dy dhe asistuar një herë në fitoren prej 5-0, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMessi shënoi dy gola të shpejtë në minutat 13 e 15, pas asistimeve nga Jordi Alba.
Në minutën e 28 ishte Jordi Alba ai që çoi rezultatin në 3 me 0, këtë herë argjentinasi asistoi për të.
Dhe pas tre minutave Luis Suarez shënoi për 4 me 0, që doli të ishte goli i fundit në pjesën e parë.
Për golin e fundit u përkujdes kroati Ivan Rakitiq, i cili shënoi në minutën e 87.