Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi i pandalshëm ndaj Celta Vigos

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Celta Vigos, dhe fjalën kryesore e pati pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi.

Argjentinasi ishte i përfshirë në katër prej pesë golave të shënuar nga Barcelona, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi shënoi dy herë, në minutat 24 dhe 64, kurse bëri dy asistime.

Ai asistoi për Neymarin në minutën e 40, si dhe për Umtitin në minutën e 61. Kurse golin tjetër e shënoi Rakitiq pasi një asistimi nga Rafinha në minutën e 57.

Me këto gola Messi tani është top golashënuesi në ligë me 23 gola, ndërsa shtatë herë ka asistuar për bashkëlojtarët. Pas tij është Suarez me 20 gola dhe nëntë asiste, dhe Cristiano Ronaldo me 18 gola dhe tre asiste.

Me këtë fitore Barcelona rimerr kreun me 60 pikë, një më shumë se Reali, që është me një ndeshje më pak në ligë.


Lionel Messi Amazing Goal - Barcelona vs Celta... by goalhightlight