Barcelona nuk është dorëzuar në garën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar Frenkie De Jong, raporton Marca.
Mesfushori i Ajaxit ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me klubin holandez, transmeton Koha.net.
Raportohet se shërbimet e 21 vjeçarit i ka siguruar PSG-ja, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare, me Barçën që synon ta bindë atë të transferohet në Camp Nou.