Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça po e përcjell edhe Olmon

Barcelona është në përcjellje të mesfushorit të Leipzigut, Dani Olmo, ka shkruar të shtunën “Fichajes”.

“Blaugrana” nuk mund të shpenzojë shumë në afatin kalimtar të verës, por 23-vjeçari do të ishte i mirëseardhur në “Camp Nou”, te klubi ku e nisi karrierën si fëmijë, në Akademinë e “La Masias”.

Olmo ka shënuar tri gola në 15 paraqitje në Bundesligë për Leipzigun në këtë edicion, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.