Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça pas yllit të Unitedit, ofron 70 milionë euro

“Daily Mail” shkruan se Barcelona është në pritje të së ardhmes së Anthony Martialit. Sulmuesi francez i Manchester Unitedit e ka humbur vendin e tij të titullarit gjatë gjithë sezonit, veçanërisht që nga ardhja e Alexis Sanchezit, i cili e ka bërë atë të ndryshojë krahun, nga e majta në të djathtë.

Me Alexis dhe Lukaku si startues të padiskutueshëm, ai duhet të ndajë minutat me Jesse Lingard dhe Marcus Rashford, prania e të cilëve në ekip duket se rritet sezonin e ardhshëm, transmeton kp. Lojtari francez nuk është i lumtur që e ka humbur praninë në ekipin e Jose Mourinhos dhe mediat angleze raportojnë se ai është kandidati kryesor për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Ndërkohë, gazeta britanike në fjalë siguron se katalanasit tashmë janë interesuar për Martialin, të cilin e shohin si një përforcim të mundshëm në rastin e dështimit të opsionit të Ousmane Dembeles, i cili përfundoi verën e kaluar te Barça, por nuk ia ka dalë ende të tregojë veten për shkak të problemeve të mëdha me lëndime.

Gjiganti katalunas është gati të paguajë 70 milionë euro për francezin.

Raportohet se për të ka shprehur interesim edhe Arsenali, me Martialin që ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri më 2019 me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm