Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça pas dyshes së Interit

Barcelona ka identifikuar dy mbrojtësit e Interit, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar si transferime të mundshme për ta përforcuar vijën e fundit, raporton Calcio Mercato.

Pas lëndimit të Samuel Umtitit kampioni i Spanjës dëshiron që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

De Vrij e Skriniar janë vënë në radarin e Barcelonës pas një starti të fuqishëm të këtij edicioni me Interin, që aktualisht zë vendin e dytë në Serie A me një pikë më pak se lideri Juventusi.