Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ofron Destin për Meunierin

Skuadra e Barcelonës po negocion me Borussia Dortmundin për shkëmbim të futbollistëve gjatë këtij muaji.

“AS” ka raportuar të enjten se Barcelona ia ka propozuar Dortmundin shkëmbimin e mbrojtësve të krahut të djathtë, Sergino Destit me Thomas Meunierin.

Dest nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye pritet të largohet nga Barça, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Dest 21-vjeçar, ka tri asistime në 18 ndeshje këtë sezon ndërsa Meunier në 24 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.

Meunier 30-vjeçar ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024. Nëse realizohet ky shkëmbim, futbollistët do të llogariten të huazuar dhe ekipin kanë opsionin e blerjes së tyre në fund të sezonit.