Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça në kontakte me Salahun

Krerët e Barcelonës janë në kontakte me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salahun. “AS” ka shkruar të hënën se te Barcelona po e shohin Salahun si alternativë për Erling Haalandin, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Madje, thuhet se kontaktet mes krerëve të Barcelonës dhe agjentëve të Salahut kanë qenë pozitive. Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm kurse për ta rinovuar po kërkon pagë më të lartë, e cila po duket të jetë problem për ekipin anglez.

Salah këtë edicion ka shënuar 28 gola dhe ka dhjetë asistime në 35 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm