Barcelona raportohet se ka identifikuar, Olivier Giroudin e Chelseat si lojtar për përforcimin e sulmit.
Pas largimit të Munir El Haddadit në drejtim të Sevillës, Barça ka mbetur me vetëm një qendërsulmues, Luis Suarezin.
Në këtë pozitë mund të luajë edhe Lionel Messi, por Ernesto Valverde dëshiron të përforcojë sulmin me Giroudin.
Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barça tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit francez.
Kontrata e tij me Chelsean skadon në fund të sezonit dhe Chelsea kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij.