Barcelona ka konfirmuar lëndimet e dy lojtarëve të vet Rafinha dhe Sergi Roberto.
Roberto pas një përplasje në ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madridit u detyrua të largohej në mes të pjesëve. Tani klubi ka konfirmuar se 26-vjeçari ka muskujt dhe do të mungojë për rreth një muaj. Kjo nënkupton që ai s’do të paraqitet ndaj PSV-së dhe Tottenhamit.
Rafinha, i cili zëvendësoi Roberton në Wanda Metropolitano, pas ndeshjes u konfirmua se do të mungojë për më gjatë për shkak të lëndimit në ligament. Ai do të mungojë gjashtë deri nëntë muaj.