Skuadra e Barcelonës është e interesuar në shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli, raporton “Tuttosport” të martën.
22-vjeçari po tregon paraqitje të mira këtë sezon me fanellën e Juventusit dhe po pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
Për kartonin e Fagiolit, Barcelona është gati të ofrojë 20 milionë euro. Sezonin e shkuar Fagioli ishte i huazuar te Cremonese për t’u kthyer te Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Deri më tani ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në Serie A, ndërsa në fund të vitit të shkuar ka debutuar edhe me Italinë.
Artikuj të ngjashëm