Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça hesht Santiago Bernabeun, kualifikohet në finale të Kupës

Foto: Reuters

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit.

Katalunasit treguan efikasitet të lartë duke shënuar 3 gola nga pesë tentime, transmeton Koha.net.

Ishte Luis Suarez që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola, derisa një autogol e shënoi Varane në minutën e 69.

Në finale Barcelona e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër Betis – Valencia.