Dhjetë minuta të pjesës së dytë kanë mjaftuar për Barcelonën që të heshtë Santiago Bernabeun .
Luis Suarez dhe Leo Messi në minutat 54 dhe 64 u përkujdesën që Barcelona të siguronte fitoren në “Clasicon” që pothuajse ia garanton katalunasve titullin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fund të takimit për rezultatin 3 me 0 u përkujdes Alexis Vidal që realizoi për të vulosur çdo gjë.
Real Madridi në këtë takim mbeti me një lojtar më pak kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq pasi shkaktoi penalti duke prekur topin me dorë.
Leo Messi në këtë takim arriti edhe një tjetër rekord personal. Me golin e sotëm ai ka 25 gola të realizuar në “Clasicon” me Realin.
Me këtë fitore Barcelona “blindon” pozitën e parë me 45 pikë, 14 më shumë se Reali që bie në pozitën 4.