Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça fiton me golin e 17-vjeçarit Guiu

Marc Guiu është supertalenti i radhës te Barcelona. Ai të dielën mbrëma vendosi sfidën mes Barçës dhe Athletic Bilbaos.

Për 17-vjeçarin ishte ndeshje debutuese me ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa ishte i grumbulluar vetëm për herë të dytë.

Guiu hyri në lojë në minutën e 79-të, ndërsa në kontaktin e parë me topin, në minutën e 80-të realizoi gol.

Me golin e tij, Barça e fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas spanjolle. Me fitore, Barcelona del në vendin e tretë me 24 pikë. Nga 25 i kanë Real Madridi dhe Girona. Athletic Bilbao është në vendin e gjashtë me 17 pikë.