Barcelona të shtunën në 20:45 luan në Madrid por ndaj skuadrës Rayo Vallecano, dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pasi në shtatë ndeshjet e fundit nuk di për humbje.
Madje në fundjavën që e lamë pas, “Blaugrana” e turpëroi Real Madridin në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, duke e mposhtur 5:1.
Barça është në vendin e parë, një pikë para Deportivo Alavesit dhe i duhet patjetër fitorja në mënyrë që të shkëputet në tabelë, apo ta mbajë të njëjtën distancë në krye, transmeton KTV.
Në dyshim për të luajtur në fundjavë mbetet ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili u lëndua kundër Sevillas, dhe megjithëse nisi përgatitjet, nuk besohet se Valverde do ta rrezikojë atë në xhiron e 11-të. Në dyshim për të luajtur janë edhe Samper e Umtiti.
Dallimi mes Barcelonës e Vallecanos është 15 pikë. Nikoqiri, në këtë kampionat e ka vetëm një fitore në xhiron e tretë kundër Huescas, dhe vetëm në atë ndeshje nuk ka pësuar gol.
Edhe
Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës
Me statistika, natyrisht Barcelona dominon duke i fituar të gjitha 11-të përballjet e fundit, pesë prej të cilave vinin në udhëtim.
Real Madridi të shtunën në ora 16:15 e pret Real Valladolidin.
Santiago Solari do t’i drejtojë “Mbretërit” në ndeshjen e parë në La Liga.
Solari do të jetë drejtues i Real Madridit si zëvendësues i Julen Lopeteguit të shkarkuar, ndërsa fitoren e parë me klubin e shënoi të mërkurën 4:0 në udhëtim te Melilla në “Kupën e Mbretit”.
Edhe
Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos”
Kampionit të Evropës nuk do të mund t’i ndihmojnë në fazën e mbrojtjes futbollistët si Carvajal, Marcelo e Varane, që të gjithë të lënduar.
Xhiron e hap Atletico Madridi që të shtunën në ora 13:00 luan në udhëtim te Leganes.