Barcelona e Juventusi kanë siguruar fitore në Ligën e Kampionëve.
Barcelona mposhti si mysafir Sportingun me një autogol Sebastian Coates, derisa Juventusi mposhti Olympiacosin me golat e Higuainit dhe Manxhukiqit.
Barcelona prin në grupin D me gjashtë pikë, derisa Sportingu me Juventusin ndajnë pozitat dy dhe tre me nga tre pikë.