Barcelona dhe Juventusi kanë siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me fitoret që realizuan sonte.
Kampioni spanjoll mposhti Sportingun e Lisbonës me rezultat 2 me 0, ashtu siç mposhti “Zonja e Vjetër” Olympiacosin në Greqi.
Me këto fitore Barça mbyll grupin me 14 pikë, tre më shumë se Juve në pozitën e dytë.