Barcelona raportohet se gjatë kësaj vere ka tentuar transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi, por oferta prej 130 milionë eurove është refuzuar nga Madridi.
Barça dështoi të gjejë zëvendësuesin e Neymarit, i cili gjatë verës u transferua te PSG-ja për 220 milionë euro.
Anësori i Liverpoolit, Philippe Coutinho ishte synimi kryesor i Barçës, por klubi anglez refuzoi shitjen e brazilianit.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tentoi transferimin e sulmuesit francez duke ofruar 130 milionë euro, por kjo ofertë u refuzua nga lojtari dhe klubi.
Artikuj të ngjashëm