Një grup politikanësh që përkrahin klubin e Napolit kanë kërkuar përgjigje në Parlament pas barazimit kontrovers të ekipit të dashur të tyre me Atalantan.
Refuzimi që t’i akordohej një penalti Napolit dhe barazimi 2 me 2 me Atalantan në mbrëmjen e së mërkurës ka nxitur reagim të këtyre politikanëve.
Një grup prej 12 politikanëve me lidhje me ekipin e Napolit kanë bërë pyetje parlamentare për Ministrin e Sportit në Itali.
Ata kanë pyetur se “çfarë iniciativa do të ndërmarrë Qeveria për të siguruar korrektësi dhe paanshmëri në Serie A për miliona futbolldashës?”
Pyetja erdhi pas “penaltisë së mohuar ndaj Napolit në një çështje të qartë dhe refuzimi i gjyqtarit për të përdorur teknologjinë VAR”.
“Napolit iu mohuan qartë dy pikë në tavolinë, për ta lënë në pozitën e pestë”, kanë shtuar ata.