Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazimi mbresëlënës i ofron Sevillas shpresë

Sevilla vlerësohet një nga skuadrat më të dobëta të mbetura ende në garë në Ligën e Kampionëve.

Por barazimi impresiv 2:2 me Barcelonën, të shtunën, ka shërbyer si paralajmërim për rivalin e saj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern Muenchenin, që nuk duhet nënvlerësuar, shkruan Koha Ditore.

Barazimi po ashtu ka shfaqur edhe pikat e dobëta të skuadrës andalusiane.

Sevilla ishte në prag që të bëhej skuadra e parë që ka mposhtur Barcelonën këtë stinor në La Liga, ndërsa skuadra katalonjase nuk ka pësuar humbje as në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo në çastet e fundit të ndeshjes Luis Suarez dhe Lionel Messi realizuan dy herë për Barcelonën brenda një minuti, për të nxjerrë një barazim për skuadrën e Ernesto Valverdes.

Vija e sulmit e Sevillas e përbërë nga Joaquin Correa, Jesus Navas, Franco Vazquez dhe qendërsulmuesi kolumbian Luis Muriel, i ka shkaktuar telashe të vazhdueshme liderit të La Ligas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)