Përzgjedhësi i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, ka thënë se është i impresionuar me lojtarët që ka skuadra e Kosovës.
Ai ka vlerësuar lartë cilësinë brenda grupit të “Dardanëve”, por ka thënë në konferencën për shtyp të mërkurën, se të gjithë së bashku do të mundohen t’i ndalin sulmet e Kosovës.
“Jam i impresionuar me ekipin e Kosovës. Përkundër faktit që kanë trajner të ri, Alain Giressen, kanë pasur kohë për të punuar së bashku. Lojtarët e Kosovës luajnë në nivele të larta, në top divizione të futbollit. Është ekip stabil. Por ne do të mundohemi që t’ua mohojmë pasimet, që të mos i lejojmë të kenë shanse. Kosova ka lojtarë të mirë si Zhegrova, Rashica i Norëichit e Muriqi. Do të mundohemi që t’ua mohojmë shanset që do t’i kenë”, ka thënë fillimisht përzgjedhësi i Irlandës së Veriut, Baraclough.
Irlanda e Veriut ka seri prej 12-të ndeshjeve pa fitore në Ligën e Kombeve. Ka nëntë disfata e tri barazime. Megjithatë, për përzgjedhësin Baraclough, e rëndësishme është që të mblidhen sa më shumë lojtarë të rinj, e të rifreskohet ekipi.
“Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet cfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai.
-
Baraclough kërkon ta mposhtë Kosovën për fitoren e parë në Ligën e Kombeve
-
Irlanda e Veriut synon t’i kthehet fitores ndaj Kosovës
-
Irlanda e Veriut udhëton në Prishtinë për fitore
-
Përzgjedhësi i Irlandës për ecurinë e Kosovës: Është me të vërtetë impresive
-
Lojtarët e Sllovenisë pranojnë cilësinë e Kosovës