Yjet e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac janë sulmuar nga disa banditë në Londër në mbrëmjen e së enjtes.
Ozili është parë me veturën e tij Mercedes G-Class SUV, i ndjekur nga dy banditë me motoçikleta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë videot e publikuara në mediat angleze shihet se reprezentuesi i Bosnjës, Kolashinac, ndjek banditët dhe përplaset me ta.
Në anën tjetër, Ozili kishte hyrë në një restorant turk afër. Stafi aty i kishte dalë në ndihmë dhe kishte larguar sulmuesit.
Policia, sipas “DailyMail”, kishte dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe po merret me rastin.
Mesut Ozil’s car got jumped, Kolasinac jumped out and backed the beef. #YaGunnersYa pic.twitter.com/CxsJeiCvxw
— James (@smhjaames) July 25, 2019