Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Serie A.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Balotelli e ka shumë të vështirë të ambientohet në klubin e tij të ri dhe është përfshirë gjithashtu në argumente të ashpra me trajnerin e klubit, Fabio Grosso.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit të fundit, Galatasaray është e interesuar të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester Cityt dhe me shumë mundësi gjatë janarit do të vijë oferta e parë në drejtim të Supermarios.
Nëse do të arrihet marrëveshja, ish-sulmuesi i Interit për herë të parë në karrierë do të transferohet në Turqi.
Gjatë këtij sezoni, Balotelli ka luajtur me klubin e tij në 7 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 2 gola.