Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli do të ishte sulmues ideal për Napolin.
Kështu mendon agjenti i sulmuesit italian. Balotelli ka rilindur tek Nice. Sipas mediave italiane, agjenti Balotellit, Mino Raiola i ka kërkuar liderëve të Serie A që të nënshkruajnë me yllin e Nices, transmeton KP.
Balotelli është duke u monitoruar nga disa klube italiane dhe angleze, por agjenti i tij beson se italiani do të përshtatej më shumë tek skuadra e Maurizio Sarrit.