Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjiganti francez e dëshiron Balotellin

Mario Balotelli mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit francez, por jo te Nice.

Është Olympique Marseille që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit italian, raporton France Football.

Pas dy sezoneve me Nice, ku ka shënuar 43 gola në 66 ndeshje, 28 vjeçari dëshiron të ndërrojë ambient, dhe disa ekipe kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Përveç Marseilles interesim kanë shprehur edhe Parma, Napoli, Roma dhe Monako.