Kampionit të Kosovës, Ballkanit i është refuzuar ankesa dhe i mbetet në fuqi dënimi prej 21 mijë e 250 eurosh nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.
Vendimi për ta dënuar Ballkanin është marrë më 7 dhjetor për ndeshjen që Ballkani e zhvilloi në Prishtinë ndaj Sllavia Pragës më 27 tetor, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani me 12.750 euro u dënua për hedhje të gjësendeve në fushë, 4 mijë euro për ndezje të fishekzjarrëve dhe 4.500 për sjellje të pahijshme të ekipit.
Ballkani e pati humbur ndeshjen me rezultatin 1:0.