Qëndrim Zyba starton te Ballkani në ndeshjen ndaj Shkupit. Ky është ndryshimi i madh i Ilir Dajës për ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës.
Në portë është sërish Damir Lulanoviq. Bajram Jashaanica e Lumbard Dellova janë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Armend Thaqi e Astrit Thaqi në krah.
Mesfusha përbëhet nga Zyba, Edvin Kuç e Nazmi Gripshi, ndërsa më të avancuar janë Meriton Korenica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
