Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyba në vend të Kuçit, Armend Thaçi kapiten [FORMACIONI]

Vetëm Qëndrim Zyba do të paraqitet në vend të kapitenit Evdin Kuç në ndeshjen debutuese të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Kuç mungon shkaku i lëndimit të pësuar ndaj Prishtinës.

Portën daja ia ka besuar sërish Stivi Frashërit, ndërsa në mbrojtje do të jenë Armend Thaçi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Me Zybën në mesfushë janë edhe Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, ndërsa përkrah Albion Rrahamnit në sulm janë edhe Nazmi Gripshi dhe Ermal Krasniqi.

Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Clujit zhvillohet sonte nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image