Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani njoftohet me ekipin që mund të përballet nëse eliminohet nga Championsi

Në rast se Ballkani eliminohet në rundin e parë të Ligës së Kampionëve, atëherë garat do t’i vazhdojë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës të mërkurën ka mësuar edhe kundërshtarin eventual në Ligën e Konferencës pas shortit të tërhequr të mërkurën.

Në rundin e parë të Championsit, Ballkani do të përballet me Ludogoretsin e Bullgarisë.

E nëse eliminohet në këtë rund nga ekipi bullgar, atëherë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me humbësin e ndeshjes mes Helsinkit të Finlandës dhe Larne të Irlandës së Veriut, ekipe këto që do të luajnë në rundin e parë kualifikues të Championsit.