Klubi i futbollit “Ballkani” përmes një njoftimi në Fabebook bën të ditur se është përforcuar me tre lojtarë të rinj dhe se Ismail Kosumi është drejtori i ri teknik, transmeton Koha.net.
“Të dashur miq dhe simpatizant të klubit të qytetit, ju informojmë se rrugëtimit tonë iu janë bashkangjitur z. Ismail Kosumi (emër i njohur ne elitën e Futbollit të Kosovës) në rolin e drejtorit teknik. Kosumi pritet t’i ndihmoj mjaft shumë klubit në aspektet menaxheriale”, shkruan në njoftimin e klubit.
{gallery}
Lojtarët e rinj të klubit janë:
1. Bajram Nebihu nga Mitrovica i cili ka një karrierë të pasur, ndërsa së fundmi ishte pjesë në Superligën Tajlandeze;
2. Aldin Adzovic vjen nga Tuzi i cili së fundmi ka luajtur në klubin Malazez “Zeta”;
Edhe
Të shtunën fillon kampionati që është i rëndësishëm edhe për Kosovën
3. Victor Shevchenko nga Moldavia, i cili së fundmi ka luajtur në ligën Elitare në Finlandë tek PS-Kemi.
“Këto ardhje na u mundësuan nga z. Urim Sejdiu”, përfundon njoftimi.