Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani kampion i Superligës pas barazimit në takimin Gjilani – Drita

Gjilani dhe Drita janë ndarë baras në derbin e qytetit dhe kjo ka mjaftuar që Ballkani të shpallet edhe zyrtarisht kampion i ri në elitën e futbollit kosovar.

Takimi i zhvilluar të mërkurën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, përfundoi 0:0 dhe i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë ndeshje më shumë nga loja pati skuadra e Dritës që qëlloi edhe shtyllën me Almir Kryeziun në minutën e 30-të të ndeshjes.

Pas 33 ndeshjeve, Gjilani ka 59 pikë, ndërsa Drita një pozitë më poshtë ka dy pikë më pak.

Ballkani bëhet kampion me 70 pikë. Deri në fund të kampionatit, Ballkani i ka edhe katër ndeshje për t’i zhvilluar. 

Edhe Ballkani fiton në Gjilan, gara për titull bëhet shumë interesante Sport Ballkani fiton në Gjilan, gara për titull bëhet shumë interesante

Ky është titulli i parë në histori të kubit nga Suhareka.

Të enjten luan në shtëpi kundër Malishevës, që po lufton për mbetje në elitën e futbollit kosovar.