Skuadra e Ballkanit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.
Krahas stërvitjeve, ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi do t’i luajë edhe disa ndeshje miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, Ballkani ka arritur fitore kundër ekipit të Superligës së Polonisë, Jagiellonia me rezultat 2:1.
Golat e fitores për skuadrën nga Suhareka i kanë shënuar mbrojtësit, Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi.
Kundërshtari i Ballkanit renditet në pozitën e shtatë në Superligën e Polonisë me 20 pikë.
Ndërkaq, Ballkani zë vendin e dytë në Superligën e Kosovës me 38 pikë, tri më pak se Drita lidere. Të hënën, ndeshje miqësore ka zhvilluar edhe Gjilani i trajnerit Bylbyl Sokoli.
Gjilanasit kanë barazuar kundër Strugës 3:3. Realizatorë për Gjilanin ishin, Gerhard Progni që shënoy gola në minutat 52 dhe 90 dhe një tjetë e realizoi Tomislav Bushqi.
{gallery}