Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka të shtunën në shtëpi ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 1:0.
Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Bledi Shkëmbi ka mbajtur hapin për titull të kampionit.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 71-të.
Ballkani pas kësaj fitoreje është në pozitën e parë me 64 pikë sa ka edhe Drita në pozitën e dytë.
Drita e Ballkani kanë nga 64 pikë, ndërsa një pikë më pak ka tani Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Ballkani mposht Gjilanin, feston titullin e kampionit
-
Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull
-
Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës
-
Lideri fiton me rezultat minimal ndaj skuadrës së fundit në tabelë
-
Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë