Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani fiton dramën në fund ndaj Ulpianës

Ballkani ka shënuar fitore dramatike në shtëpi duke e mposhtur Ulpianën me rezultatin 3:2.

Skuadra nga Suhareka fitoren e arriti në minutat shtesë të ndeshjes me golin e shënuar nga Rrustem Hoxha.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi e dominoi takimin por nuk arriti t’i konkretizonte rastet për shënim.

Takimi nisi furishëm për nikoqirët që gjetën golin në minutën e pestë kur pas gjuajtjes së Armend Thaqit, topi u devijua nga mbrojtja e Ulpianës për t’u dërguar në rrjet.

Vendasit në pjesën e parë kishin mundësi të mira shënimi edhe me Nazmi Gripshin, Blendi Baftiun dhe Ermal Krasniqin por portieri i Ulpianës, Armend Blakçori nuk lejoi të mposhtej.

Edhe Ballkani fiton në tavolinë pikët me Ulpianën, forcohet në krye të tabelës Sport Ballkani fiton në tavolinë pikët me Ulpianën, forcohet në krye të tabelës

Edhe në pjesën e dytë nikoqirët kishin më shumë nga loja. Në minutën e 53-të Astrit Thaçi realizoi për 2:0.

Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 72-të me Trimnor Selimin për 2:1.

Deri në fund Ulpiana nuk u dorëzua dhe arriti të shënoi golin e barazimit.

Ishte Ardi Shala që shënoi për barazuar në 2:2.

Edhe Ballkani në epërsi ndaj Ulpianës Sport Ballkani në epërsi ndaj Ulpianës

Në minutat shtesë, mbrojtësi Rrustem Hoxha shënoi për t’i siguruar tri pikë ekipit të tij në këtë takim.

Ballkani pas tri xhirove ka shtatë pikë, ndërsa Ulpiana një.