Skuadra e Ballkanit ka fituar në miqësoren e parë të luajtur në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore.
Të premten, Ballkani ishte bindshëm më i mirë se ekipi nga Hungaria, FC Nyiregyhaza që bën gara në kategorinë e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë miqësore, Ballkani e ka fituar me rezultatin e thellë 6:1. Dy gola i realizoi Albion Rrahmani ndërsa kontribuan me nga një edhe Blend Baftiu, Meriton Korenica, Ramiz Bytyqi dhe Albin Berisha.