Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani fiton miqësoren ndaj Kaysarit kazak

Ballkani

Kampion i Kosovës, Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në Antalia të Turqisë.

Ballkani mposhti të hënën pasdite Kaysarin, që garon në elitën e futbollit të Kazakistanit. Golin e fitores për skuadrën nga Suhareka e shënoi Meriton Korenica.

Ballkani është zhvendosur në Antalia për përgatitjet për pjesën pranverore të Superligës në futboll. Në Antalia, Ballkani do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

Në Antalia, Ballkani do ta zhvilloj edhe Superkupën e Kosovës. Përballë do ta ketë fituesin e Kupës, Llapin.