Është mbyllur pa gola pjesa e parë e derbit të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Llapit. Në duelin që po luhet në stadiumin e qytetit të Suharekës, skuadra vendase ishte më dominuese ndaj mysafirëve nga Podujeva.
Në fakt, qysh në minutën e dytë, Ballkani ka mundur të kalojë në epërsi por Ermal Krasniqi dështoi përballë portierit Marjan Çoriq.
Skuadra e Ballkanit ka mbetur pa kapitenin Edvin Kuç, i cili u detyrua ta lëshojë fushën pas lëndimit që e pësoi në minutën e 20-të. Kuç u zëvendësua nga Lindon Emërllahu.