Derbi i xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Llapit nuk ka dhënë fitues.
Ballkani dhe Llapi të shtunën barazuan pa gola në Suharekë, në stadiumin me bar sintetik.
Merita që skuadrat lidere nuk pranuan gol në këtë ballafaqim i patën portierët, Enea Koliçi i Llapit dhe Ilir Avdyli i Llapit.
Ata bënë pritje vendimtare.
Në fund, Llapin pa pranuar gol e shpëtoi edhe qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi, që e largoi topin nga vija e portës pas gjuajtjes së Nazmi Gripshit nga zona.
Ballkani i pari ka 52 pikë pas 26 ndeshjeve, një më shumë se Llapi i vendit të dytë.
Drita është e treta me 49 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rinis ndeshja
Pasi janë pastruar mjetet piroteknike, ndeshja ka rinisur në Suharekë.
Ndërpritet derbi në Suharekë

Është ndërprerë derbi mes Ballkanit dhe Llapit në Suharekë.
Janë hedhur mjete piroteknike në bankën rezervë të Llapit.
Rezultati është 0:0 kur kanë mbetur edhe 15 minuta deri në fund.
Pjesa e parë e derbit në Suharekë mbyllet pa gola
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e derbit që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.
Ndeshja i takon xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës dhe po takohen dy skuadrat e para në tabelë.
Më shumë raste për të shënuar në 45 minutat e para të ndeshjes pati Llapi, por në formë të mirë ishte portieri Enea Koliçi, që nuk lejoi të mposhtej.