Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani e fillon me fitore mbrojtjen e titullit

Ballkani i Suharekës e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll. Të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Ballkani fitoi 1:0 ndaj Drenicës.

Golin e vetëm e realizoi Edvin Kuç në fund të pjesës së parë. Kuç realizoi gol të bukur me goditje nga distanca.

Ndeshja i ka takuar xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani ndeshjen e xhiros së parë, ndaj Malishevës, nuk e ka luajtur ende për shkak të obligimeve në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë Drenica e pësoi edhe humbjen e dytë.