Derbi i xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues. Dueli i luajtur të dielën në stadiumin e qytetit të Suharekës, ka përfunduar pa gola.
Skuadra e Ballkanit e ka përfunduar ndeshjen me një futbollist më pak pasi në minutën e 81-të është larguar nga loja qendërmbrojtësi Egzon Sinani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë barazim, Drita mbetet në krye të tabelës me 54 pikë, dy më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë. Ndërkohë, Prishtina është e treta me 50 pikë të tubuara.